Aktualitet

Shqipëria do ketë akses tek vaksina e Pfizer dhe BioNTech nëse miratohet

Shqipëria do ketë akses tek vaksina e Pfizer dhe BioNTech nëse

Pfizer dhe BioNTech, dy kompani farmaceutike njoftuan se vaksina për të cilën ata kanë bashkëpunuar është më shumë se 90% efektive në parandalimin e rasteve simptomatike të Covid-19. The Economist e cilësonte si një rezultat mahnitës për një vaksinë të gjeneratës së parë.

Por nëse kjo vaksinë fillon prodhimin në masë dhe shpërndarjen, a do e sigurojë Shqipëria?

Në Ilva Now, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare në një marrëveshje me Covax ka parapaguar për 1 mlion e 130 mijë doza të vaksinës, e cila do të dalë më e efektshmja edhe e miratuar edhe nga OBSH. Kjo përfshin edhe vaksinën e fundit e cila ka rezultuar 90% e efektshme.

Manastirliu:

Është pjesë e kompanive që financohet nga kjo aleancë, jemi pjesë e vendeve që do marrin vaksinën ku ajo të jetë në treg. Do kemi akses tek vaksina sepse qeveria ka financuar ka parapaguar dhe duke qene se parapagon për vaksinën, patjetër që do jemi ndër vendet që do e aksesojmë.