Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Tiranë, lëndohen burrë e grua

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Tiranë,

Një incident është shënuar në një banesë në Tiranë mesditën e sotme, ku ka shpërthyer një bombol gazi. Sipas raportimeve të policisë, nga ngjarja janë plagosur burrë e grua, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Shpërthimi ndodhi në ambientet e jashtme të një banesë në në rrugën “Shefqet Kuka”. Mësohet se çifti i bashkëshortëve është dëmtuar lehtë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.