Aktualitet

Shpërthejnë protesta për vrasjen e Sabrinës 23-vjeçare nga ish-bashkëshorti: Më mirë e ndame sesa e vrame

Shpërthejnë protesta për vrasjen e Sabrinës

Qytetarë e aktiviste kanë zhvilluar protesta në Tiranë dhe Fier për vrasjen e Sabrina Bengajt nga ish-bashkëshorti.

Protesta në Tiranë po zhvillohet para Ministrisë së Brendshmë dhe kërkohet drejtësi për vrasjen e 23-vjeçares e cila la pas një vajzë të vogël 3-vjeçare.

Me pankarta në duar që mbajnë mesazhe si “Më mirë e ndame sesa e vrame” qytetarët kërkojnë ndëshkimin e burrave dhunues dhe një mbështetje më të madhe ndaj grave dhe vajzave.

Sabrina Bengaj u vra mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e prindërve të saj Zhupan të Fierit. Familjarët dëshmuan se ajo ishte duke ngrënë darkë ndrkohë që ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj hyri me armë zjarri në shtëpi dhe qëlloi drejt saj duke e lënë të vdekur.

Tiranapost.al