Tech

Shoqëria inteligjente me karbon të ulët ndërtohet vetëm nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë

Shoqëria inteligjente me karbon të ulët ndërtohet vetëm

Ndërtimi i një shoqërie inteligjente me karbon të ulët nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë ishte tema kryesore e samitit virtual TrustInTech 2021 të organizuar nga Huawei. Në 40 vitet e ardhshme kompania do të investojë në zhvillimin e teknologjisë digjitale dhe elektronike në mënyrë që industria globale të jetë e drejtuar nga teknologjia dhe bota të arrijë neutralizimin e karbonit. Të pranishëm në këtë event të rëndësishëm ishin Zv. Presidenti i Huawei, z. Hou Jinlong dhe udhëheqësit e industrisë nga e gjithë bota, të cilët diskutuan sfidat me të cilat përballet ekonomia, si: mbrojtja e mjedisit, jetesa e njerëzve, zhvillimi i teknologjisë dhe sfidat e tjera në epokën e karbonit neutral.

Shoqëria inteligjente me karbon të ulët ndërtohet vetëm

Fjalimin hapës të samitit e mbajti Zv. President i Huawei, z. Hou Jinlong, tema kryesore e të cilit ishte “Ndërtimi i një shoqërie inteligjente me karbon të ulët nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë”. Në fjalën e tij Jinlong theksoi se kompania së shpejti do të nxjerrë në treg pajisje të reja inteligjente dhe kur ky proces teknologjik të përfundojë, ajo do të prekë çdo individ, familje, organizatë dhe shoqërinë në tërësi. Në të njëjtën kohë, kompania po punon që shoqëria të shkojë drejt një bote neutrale ndaj karbonit.

Huawei do vazhdojë të investojë në zhvillimin e teknologjisë dhe do t’i zbatojë zbulimet e reja teknologjike në 5 fusha kryesore. Së pari, për të gjeneruar energji të pastër, kompania do të ndihmojë në krijimin e sistemeve të reja të energjisë që mbështeten kryesisht në energjinë e rinovueshme duke përdorur erën, diellin dhe energjinë hidrike. Së dyti, Huawei do të ndërtojë një binjakëzim digjital në botën e energjisë, ku teknologjitë digjitale si cloud dhe AI do të mundësojnë prodhim, transmetim, transaksion dhe konsum më të zgjuar të energjisë. Së treti, kompania do të ndjekë aplikime në elektrifikimin e transportit, i cili është integral për arritjen e neutralitetit të karbonit, pasi sektori është përgjegjës për 21% të emetimeve globale të karbonit. Duke përdorur teknologjitë digjitale, do të mund të përcaktohen përvojat e konsumatorit në drejtimin dhe sigurinë në automjetet elektrike (EV). Së katërti, infrastruktura e TIK-ut do të bëhet një motor për ekonominë e gjelbër digjitale, pasi do ndërtohen qendra të dhënash të gjelbra me karbon të ulët dhe rrjete komunikimi, në mënyrë që çdo vat të mund të mbështesë më shumë fuqi kompjuterike dhe lidhje. Së pesti, Huawei do të ndihmojë në ndërtimin e qyteteve me karbon të ulët. Me zgjidhjet e integruara të energjisë inteligjente, do të integrohen burimet e energjisë, rrjetet, ngarkesat për të ndërtuar ndërtesa dhe kampuse me karbon të ulët, të cilat do të ulin kostot e energjisë dhe do të rrisin efikasitetin e energjisë.

Huawei Digital Power është përkushtuar të integrojë teknologjitë e elektronikës digjitale dhe të energjisë elektrike, të zhvillojë energji të pastër dhe të mundësojë digjitalizimin e energjisë. Duke ndjekur novacione në prodhimin e energjisë së pastër, digjitalizimin e energjisë, elektrifikimin e transportit, infrastrukturën e gjelbër të TIK-ut dhe energjinë e integruar inteligjente, Huawei po punon me klientët dhe partnerët globalë për të ndërtuar shtëpi, ndërtesa, fabrika, kampuse, fshatra dhe qytete me karbon të ulët. Kjo do të mbështesë përfundimisht kalimin nga një botë me pak karbon në një botë neutrale ndaj karbonit.

Duke bashkëpunuar me partnerët e industrisë, me qeveritë, organizatat e industrisë, Huawei do të ndërtojë një shoqëri të zgjuar me karbon të ulët dhe bota do të ndajë një të ardhme më të gjelbër dhe më të mirë.