Aktualitet

Shi apo Diell? Parashikimi i meteorologut se si do mbyllet java e fundit e Nëntorit!

Shi apo Diell? Parashikimi i meteorologut se si do mbyllet java e fundit e

Ky muaj nuk ka qenë i zakontë sa i përket motit, për shkak të temperaturave të larta dhe reshjeve të pakta të shiut. Por si do të mbyllet? Me reshje? Me ulje të temperaturave? Meteorologu i 'Meteoalb' Hakil Osmani bën parashikimin për këtë javë të fundit të nëntorit.

Hakil Osmani:

Për vlerat termike pritet një rritje graduale e tyre pasi gjatë fundjavës që kaluam patëm vlera minimale me  minus 3 apo 4 gradë. Ndërsa në ditët në vjim pritet përmirësim i tyre duke bërë që në pjesën më të madhe të territorit të kalojë në vlera pozitive.

Po ashtu një rritje graduale dhe e lehtë do kenë edhe vlerat maksimale, ku pritet që në ulësirën perëndimore vlerat maksimale të shkojnë jo më shumë se 19 gradë celsius.

Për sa i përket kushteve atmosferike, pritet që deri të premten kthjellimet të jenë mbizotëruese, herë pas here me prezencë të vranësirave dujke krijuar mundësi të pakta për reshje shiu, por me reshje të izoluara.

Ndërsa fundjava që përkon dhe me festat e Nëntorit pritet të ketë fuqizim të vranësirave duke bërë që këto vranësira të gjenerojnë reshje shiu në territorin shqiptar.

Kemi pasur dhe reshjet e para të dëborës në Korçë? Do kemi shanse dhe në Tiranë?

Mundësitë janë gjatë stinës së dimrit që reshjet e dëborës të përshijnë jo vetëm zonat malore por edhe Dajtin. Por është ende herët. 

*Tiranapost.al