Aktualitet

Shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid, 795 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Shënohet numri më i lartë i viktimave nga Covid, 795 raste

Në 24 orët e fundit në vendin tonë raportohet të jenë kryer 2.352 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 795 qytetarë, ndërkohë që kanë humbur jetën 17 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

17 qytetarët që kanë humbur jetën për shkak të Sars-Cov2 janë nga këto qytete:

4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Ndërkohë rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore           795

Të shëruar ne 24 orë         388

Të shtruar në spitale          439

Humbje jete në 24 orë       17

Testime ditore                   2.352

Testime totale                    175.200

Raste pozitive                     33.556

Raste të shëruara               16.230

Raste Aktive                         16.610

Humbje jete                          716

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         8463

Fier             1257

Durrës     1222

Korçë          934

Shkodër      885

Elbasan      804

Vlorë          834

Lezhë         689

Berat         527

Gjirokaster 469

Kukës         375

Dibër         151