Aktualitet

Shefi i ri i Infektivit do zgjidhet pas 25 prillit! Doktor Pipero dhe Harxhi mes emrave të përfolur  

Shefi i ri i Infektivit do zgjidhet pas 25 prillit! Doktor Pipero dhe Harxhi mes

Najada Çomo nuk do të jetë më shefe e Infektivit, për shkak të përfshirjes së saj në politikë krah PS-së. Prej dy vitesh e gjysmë ajo drejtoi spitalin Infektiv, ndërsa do të vijojë të jetë në krye deri në zgjedhjet e 25 Prillit, ku pritet të votohet si kandidate e PS.

Shefi i ri i Infektivit do zgjidhet pas 25 prillit! Doktor Pipero dhe Harxhi mes

Doktor Arben Gjata, koordinator i Task-Forcës për COVID-19 dhe Rektor i Universitetit të Mjekësisë tregon procedurën se çfarë ndodh në këto raste:

“Ka një vendim të Këshillit të ministrave që zbatohet në këto raste pasi mandati i shefave të shërbimit është 5 vjeçar. Najada dhe përgjithësisht shefat e shërbimit në QSUT kanë 2 vite e gjysmë që janë përzgjedhur, kështu që në këto raste veprohet me proces komandimi. Drejtoria e QSUT i propozon rektoratit një nga emrat që ata mendojnë për ta zgjedhur shef shërbimi, rektorati jep pëlqimin teorikisht dhe pastaj këto emra i shkojnë për konfirmim ministres së Shëndetësisë dhe ministres së Arsimit”

Por çfarë kushtesh duhet të plotësojë drejtuesi i komanduar? Së pari përballimi në situatën e pandemisë së koronavirusit. Doktor Gjata shpjegon për Report:

“Kriteri ka të bëjë kryesisht me titullin shkencor ose gradën shkencore, pra duhet të jetë minimalisht doktor shkencash. Duhet minimumi rreth 15 vjet eksperiencë pune dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pedagogjike. Te infektivi ka plot mjek që e kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe sepse ka një vit që ka filluar COVIDI dhe janë shumë mjek aty që kanë punuar me shumë vetëmohim, me shumë përkushtim. Do ta ketë të vështirë besoj drejtoria e QSUT të zgjedhë atë që përveç anës së përkushtimit dhe profesional ka dhe aftësi organizative”.

Deri më tani dy emra janë të përfolurit për të marrë drejtimin e Shërbimit Infektiv. Janë mjëkt infeksionistë të njohur, Arjan Harxhi dhe Pëllumb Pipero.

Shefi i ri i Infektivit do zgjidhet pas 25 prillit! Doktor Pipero dhe Harxhi mes

*Tiranapost.al.