Aktualitet

Sezoni turistik/ Rakacolli: Do të ketë teste të shpejta anti-COVID në qendrat turistike

Sezoni turistik/ Rakacolli: Do të ketë teste të shpejta

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për “Report TV” ka lajmëruar se për të mundësuar një sezon turistik normal dhe të sigurt përgjatë kësaj vere, në të gjitha Qendrat Shëndetësore të ndodhura pranë zonave turistike do të ketë teste të shpejta anti-COVID, për të garantuar se të gjithë pushuesit do të dinë nëse janë të infektuar ose jo në rast se kanë simptoma dhe të gjithë punonjësit e sektorit turistik do të mund të bëjnë testin rregullisht.

Gjithashtu, Rakacolli ka bërë thirrje për respektimin me rigorozitet të rregullave anti-COVID si ruajtja e distancave dhe mbajtja e maskës, të cilat do të sigurojnë një sezon turistik pa kufizime:

“Organizimi shërbimit shëndetësor gjate periudhës turistike është një nga prioritete që ka ministria jonë e shëndetësisë dhe natyrisht që tashmë prioritet është dhe pandemia. Një element për të vendosur nëse një i sëmurë që paraqet shenja ,është cobiv apo është dicka tjetër është rapid testi, kështu që padyshim që edhe rapid testet do të jenë të pranishme ne Qendrat Shëndetësore për tu përdorur atëherë kur mjekët e gjykojnë të rëndësishme për të bërë diagnozën diferenciale.

Po krijohet një lloj vetkënaqësie sikur pandmeia ka mbaruar, nuk ka mbaruar, nuk duhet të genjehemi akoma nuk ka mabruar. Duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozitet masat. Vetëm nëse do të vazhdojmë të zbatojme me rigorozitet masat ashtu si ne rekomandojmë, do t’ia dalim me sukses do të kalojmë një ver të qetë e me më pak restriksione sec kemi kaluar verën e kaluar dhe me sa po jetojmë tani”- ka thënë mes të tjerash Rakacolli.

Tiranapost.al