Aktualitet

Samiti në 6 dhjetor/ TIA: Pasagjerët të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit

Samiti në 6 dhjetor/ TIA: Pasagjerët të jenë në

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar në datë 6 dhjetor se duhet të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkan Perëndimor.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, njofton TIA.