Aktualitet

Samiti i Tiranës në faqen kryesore të dy gazetave më të mëdha Gjermane

Samiti i Tiranës në faqen kryesore të dy gazetave më të

Samiti BE- Ballkan Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë, u pasqyrua në mediat e huaja si një ngjarje historike për vendin tonë. Ai ishte titull i parë edhe në dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë, Suddeutsche Zeitung dhe Frankfurter Allgemeine.

Samiti i Tiranës në faqen kryesore të dy gazetave më të

“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht. Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.