Aktualitet

Salianji: Vetëm zgjidhjet politike na nxjerrin nga ky konflikt

Salianji: Vetëm zgjidhjet politike na nxjerrin nga ky konflikt

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, nga oborri i selisë së Partisë Demokratike, ka folur edhe njëherë për mediat.

“Jemi të distancuar për shkak të një vendimi të policisë dhe prokurorisë e cila po bën këqyrjen e vendit dhe shumë shpejt do të jetë e hapur për gazetarët. Është një ditë e keqe, një shije e hidhur për shqiptarët dhe Shqipërisë që iu kthyen skena të së kaluarës. Pamë një demonstrim force që u rrezikuan jetët e grave shtatzana dhe nuk e di pse një protestë e tillë duhej të degradonte në këtë mënyrë ku mund të ishte ulur dhe biseduar paqësisht.

Mund edhe të hapej godina pasi legjitimiteti nuk vjen nga selia. U gjendëm në një situatë me gaz.

Është një çmenduri e cila duhet të marrë fund. Cilido që rrezikon jetët e qytetarëve duhet të marrë ndëshkimin e merituar. Ky njeri ka negociuar me të gjithë kundërshtarët e tij më të ashpër dhe nuk negocion me ata që kanë kontribuar për të.

Duhet t’i thërrasin arsyes dhe çdo gjë të vendoset nëpërmjet votës. Nuk mund tët që të shfrytëzohet dëshpërimi i humbjes së 25 prillit për të shkuar në përplasje. Asnjë gjë nuk merret me dhunë”, tha Salianji.