Aktualitet

Salianji flet nga zyra brenda Selisë në PD: Po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Jashtë ka njerëz që i njoh dhe dua t`u bëj një thirrje

Salianji flet nga zyra brenda Selisë në PD: Po qëndrojmë

Në një lidhje telefonike nga brenda selisë, deputeti i PD-së Ervin Salianji foli për Neës 24 duke treguar situatën nëpër zyra.

“Ka njerëz që janë plagosur nga gurët. Ka gra shtatzënë që s`janë mirë nga gazi lotsjellës. Është një situatë e paimagjinueshme. Po qëdnrojmë nëpër zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për t`u vendosur të gjithë në një vend.

Kjo nxitje dhune, ky qëndrim si një gjeneral i ushtrisë së vdekur është i papranueshëm dhe duhet të marrë dënimin e merituar për çdo njeri që punon në zyrat e PD-së që është dëmtuar. Janë të gjithë të palosur. Ndërhyrja duhet të ishte bërë më përpara në një institucion legjitim siç është Partia Demokratike.

Aty ka njerëz që unë i njoh dhe kam një thirrje. U them të mos përdoren nga njerëz për t`iu turrur deputetëve të Partisë Demokratike. Do përballen me ligjin dhe do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Salianji.