Aktualitet

Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga PD

Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga PD

Pas 8 orëve mbledhje e Kryesisë së PD-së, burime për mediat thonë se është marrë vendimi i përjashtimit përgjithmonë të Sali Berishës nga Partia Demokratike.

Vendimi është marrë pas protestës së dhunshme të 8 janarit.

Deri tani, Berisha ishte larguar përkohësisht nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes “non grata” nga Amerika, por ky vendim e përjashton përgjithmonë edhe nga partia.

Mbledhja në të cilën është vendosur largimi i tij ka nisur dje në mbrëmje rreth orës 19:00 dhe ka përfunduar në 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk ka një deklaratë për shtyp nga Partia Demokratike.

Lajmi në përditësim...