Aktualitet

Saga e presidentit/ Opozita s`dorëzon asnjë emër, digjet Raundi i Dytë

Saga e presidentit/ Opozita s`dorëzon asnjë emër, digjet Raundi i

Ka përfunduar zyrtarisht afati i Raundit të Dytë të përzgjedhjes së kandidatit për president. Afati i vendosur për deri në orën 16:00 të pasdites së 22 majit (sot), ka mbaruar. Në kryesinë e Kunvendit nuk ëshrtë dorëzuar asnjë emër.

Partia Socialiste ia ka lënë në dorë opozitës tre raundet e para. PS nuk ka dhënë asnjë emër deri tani. Më herët gjatë javës, kryeministri Rama u shpreh se Partia Socialiste do të presë opozitës dhe vetëm në raundin e katërt do të japë kandidaturat.

Mandati i presidentit Meta përfundon në 24 korrik të 2022-shit. Presidenti i ri duhet të zgjidhet një muaj përpara këtij afati.