Aktualitet

Saga e Presidentit/ Mundësia e fundit e opozitës sot për të dhënë kandidaturat

Saga e Presidentit/ Mundësia e fundit e opozitës sot për të

U mbyll dje raundi i dytë për përzgjedhjen e presidentit, pa asnjë emër nga opozita. Kuvendi vendosi që të mbahet sot në orën 14:30 Konferenca e Kryetarëve për raundin e tretë. Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Kjo është mundësia e fundit që opozita të japë propozimet për kandidaturat për president. Në të kundërt, do të jetë Partia Socialiste ajo që do të japë propozimet në raundin e katërt dhe në të pestin do të votohet në Kuvend.

Mandati i Metës përfundon në Korrik dhe presidenti i ri duhet të zgjidhet një muaj përpara këtij afati.