Turistët vendas e të huaj kanë shfaqur interes të lartë për të njohur historinë shqiptare.
Statistikat flasin.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bën me dije se përgjatë periudhës janar-nëntor 2024, muzetë kombëtarë në Shqipëri kanë mirëpritur 455 267 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë theu rekorde, duke mirëpritur vetëm gjatë muajit nëntor 10 003 vizitorë.