Aktualitet

Sa përqind e popullsisë shqiptare është vaksinuar: 20 mijë i kanë bërë dy dozat

Sa përqind e popullsisë shqiptare është vaksinuar: 20

325 mijë persona ose 11.6 % e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës anti covid në Shqipëri. 20 mijë persona kanë marrë të dy dozat, me vaksinën Pfizer. Shifrat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa ata që kanë marrë vetëm një dozë vaksine janë 25 mijë persona.

Në Shqipëri procesi i vaksinimit ka nisur nga data 11 janar me bluzat e bardha të spitaleve Covid, dhe më pas u shtri tek të moshuarit, të sëmurët kronikë, gazetarët e terrenit, operatorët, policët dhe kategori të tjera në vijim. Sipas të dhënave aktualisht kemi 250 mijë persona të moshës mbi 60 vjeç që janë vaksinuar.

Veç punonjësve shëndetësorë të dyja dozat e vaksinës i kanë marrë edhe të moshuarit dhe personeli i shtëpive të përkujdesit si dhe personat mbi 90 vjeç.

Sa u përket vaksinave, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 487,360 vaksina. Ndërkaq, këtë javë pritet që të vijnë rreth 200 mijë vaksina të tjera të Sinovac.

Synimi i qeverisë është që brenda muajit Maj të vaksinohen gjysmë milionë persona, ndërsa në pranverën e vitit që vjen të jetë e imunizuar e gjithë popullsia.

*Tiranapost.al