Aktualitet

Rusia ka shpresa të mëdha në protestat ekonomike nëpër vendet e Natos-s! Këtë ma tha dikush nga Brukseli

Rusia ka shpresa të mëdha në protestat ekonomike nëpër
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet e tij sociale për të diskutuar rreth Paketës së Rezistencës Sociale kryeministri Rama është shprehur që dikush nga Brukseli i ka shkruajtur një mesazh ku i thotë që Rusia ka shpresa të mëdha te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s.

“Kam marrë një mesazh para dy ditësh nga Brukseli, jo nga Komisioni Europian, por nga dikush nga një instancë e caktuar që thotë:

'A keni informacione kush qëndron prapa këtyre protestave në Tiranë? Është legjitime që qeverisë t’i bëhet presion që të veprojë në ndihmë të njerëzve. Shqipëria është pjesë e NATO-s, është gati de facto në luftë me Rusinë. Lufta sjell telashe, uri, vështirësi. Kjo që po ndodh është vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresa të mëdha te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s.'

Nuk po diskutoj këtu që këta i ka sjellë në rrugë Putini, por po them si mund të bëhesh vegël duke bërë diçka kaq të paturpshme si një reagim të tillë.”