Aktualitet

Rupert Murdoch jep dorëheqjen nga perandoria e tij 92-vjeç, arsyeja nuk ishte mosha

Rupert Murdoch jep dorëheqjen nga perandoria e tij 92-vjeç, arsyeja
Australian i lindur në Amerikë, një nga njerëzit më influencues në Amerikë por edhe më tej, Rupert Murdoch ka dhënë dorëheqjen nga Fox News duke ja lënë të birit të tij drejtimin.

92 vjeç, Republikan. Biznesmen i fuqishëm, manjat mediash, Murdoch ka lëvizur shumë marioneta në jetën politike dhe atë të medias e biznesit.

Ai do të bëhet kryetar emeritus i dy korporatave, njoftoi Fox Corp. në një njoftim për shtyp . Djali i tij më i madh, Lachlan Murdoch, do të bëhet kryetari i vetëm i të dy firmave.

"Për gjithë jetën time profesionale, kam qenë i angazhuar çdo ditë me lajme dhe ide, dhe kjo nuk do të ndryshojë. Por është koha e duhur që unë të marr role të ndryshme," tha Murdoch, 92 vjeç, në një mesazh drejtuar punonjësve.

“Në rolin tim të ri ju garantoj se do të përfshihem çdo ditë në garën e ideve”, ka shkruar ai.

Fox Corp tha në njoftimin e saj të lajmeve se Murdoch do të japë zyrtarisht dorëheqjen në një mbledhje të aksionarëve në nëntor.

Rupert Murdoch ka 6 fëmijë, por ka zgjedhur që drejtimin e perandorisë së tij, t’ja besojë djalit të tij të madh, Lachlan Murdoch.

Tiranapost.al