Aktualitet

Gjykata cakton masën “arrest me burg” për personin që plagosi 5 besimtarë në Xhami

Gjykata cakton masën “arrest me burg” për personin që

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën “arrest me burg” për Rudolf Nikollën, i cili plagosi me thikë 5 persona në një xhami të kryeqytetit.

Vendimi është marrë duke gjykuar se Nikolla është një person i rrezikshëm dhe i paqëndrueshëm dhe deri në mbyllje të hetimeve do të qëndrojë prapa hekurave.

Sipas familjarëve dhe të njohurve të tij, ai vuante nga probleme psikologjike dhe mendore dhe ishte shtruar në spital dhe pikërisht ky ka qenë argumenti i mbrojtjes që ka kërkuar trajtim shëndetësore dhe jo arrest me burg për të mbrojturin.

Vetë Nikolla e ka pranuar fajësinë përpara trupës gjykuese, por ka pretenduar se veprimin e ka kryer “për shkak se kishte një vit që përndiqej”, një tjetër indikacion se ai vuan nga problemet mendore, teksa ka pranuar se në ditët e fundit para ngjarjes nuk ka marrë ilaçet që i ishin rekomanduar nga mjekët.

Tiranapost.al