Rritja e rasteve/ Komiteti rekomandon dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës

E Mërkurë 6 Korrik 2022, 11:37
TiranaPost
Pas rritjes së rasteve me Covid në javët e fundit, Komiteti i Ekpertëve që u mblodh ditën e sotme rekomandon bërjen e dozës së 3 dhe të 4-të të vaksinës, gjithashtu edhe mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.
“Pavarësisht numrit të varianteve, nga një studim, është vë në re qartësisht që impakti i vaksinimit është jashtëzakonisht i madh. Është emergjencë kryerja e dozës së tretë për të mbrojtur format e rënda të sëmundjes. Të gjithë ata që nuk kanë kryer dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen një risk për personat e vaksinuar”, tha Silva Bino.