Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid, apeli i ministrisë për të gjithë personat mbi 18 vjeç

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid, apeli i

99 persona janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke shënuar një rritje të ndjeshme të të infektuarve në muajt e fundit. Me mbërritjen e variantit Delta edhe në vendin tonë, duket se rastet që lidhen me të po shtohen. Por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkaq, në trajtim në spital ka një shtim të pacientëve. Janë 23 pacientë të cilët janë shtruar në spitalin Infektiv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavajë, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i personave të infektuar me COVID janë 133,310, ku raste aktive janë 539. Fatkeqësisht, 2,457 persona kanë humbur jetën.

Në vendin tonë është konfirmuar prania e variantit Delta, që sipas ekspertëve është më infektues, dhe për pasojë mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve me COVID.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen, ndërsa muaji gusht do të jetë muaj i hapur vaksinimi për qytetarët +18 vjeç.

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 99

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,599

Testime totale 914,746

Raste pozitive 133,310

Raste të shëruara 130,314

Raste Aktive 539

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 200

Elbasan 75

Shkodër 57

Vlorë 50

Berat 35

Lezhë 34

Fier 29

Kukës 24

Durrës 17

Korçë 11

Gjirokastër 7

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

*Tiranapost.al.