Aktualitet

Rriten me 6% pagat për mësuesit edhe mjekët

Rriten me 6% pagat për mësuesit edhe mjekët

Pagat e profesionistëve të shëndetit dhe mësuesve të arsimit parauniversitar do të rriten me 6%. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë.

“Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, të gjithë profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse oshte planifikuar hyn në fuqi në 1 korrik dhe shtyn efektet përgjatë gjithë vitit dhe në vazhdim. Efekti vjetor i rritjes së pagave për masën 6% është rreth 10 mln dollarë dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime në sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

“Për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar me miratimin e buxhetit për këtë vit. Do të rriten 6% pagaet e punonjësve të sistemit të arsimor parauniversitar. 36 mijë punonjës që do përfitojnë nga data 1 korrik. Po rritet edhe paga e punëtorëve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë. Dua të theksoj që do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuësve. Me 10% shtesa e orës suplementare për mësuesit”, njoftoi Kushi.