Aktualitet

Rifillon procesi i rimbursimit me naftë falas për fermerët

Rifillon procesi i rimbursimit me naftë falas për fermerët

Sot Edi Rama e nisi ditën me këtë njoftim: “MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se po vijojmë procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë të tjerë prej kësaj jave, ju uroj një ditë të mbarë”.

Rifillon procesi i rimbursimit me naftë falas për fermerët

Erion Braçe ka ngritur vazhdimisht këtë problem dhe bën thirrje për të rinisur procesi i lënë pezull i rimbursimit me naftë.

Rifillon procesi i rimbursimit me naftë falas për fermerët

“Nëse duam misër në gusht, shtator, tetor, duhet ujë tani. Nafta duhet për vaditjen! Procesi i ndërprerë i naftës falas duhet të rinisë tani. Thirra në interpeancë ministrin e Bujqësisë dhe afati mbaron këtë javë”.

Nëpërmjet kësaj mbështetje, fermerët mund të përfitojnë mesatarisht nga 70-100 L naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Procesi i aplikimit është mbyllur prej disa muajsh, por ende një pjesë e aplikimeve janë duke u shqyrtuar.