Replikat për takimin Balla-Meta! Nga Gazment Bardhi tek Tedi Blushi

E Mërkurë 19 Janar 2022, 14:57
TiranaPost
Takimi i sotëm midis presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, si dhe deklaratat pas takimit u pasuan nga replika midis sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi.
“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave.” shkruan Bardhi në Twitter.
Ndërkohë Blushi reagoi duke shkruajtur: “Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!”