Aktualitet

Rënie masive gurësh, trafik te Shkalla e Tujanit

Rënie masive gurësh, trafik te Shkalla e Tujanit

Shumë automjete të cilat lëvizin në drejtim të Dibrës dhe Tiranës janë bllokuar në zonën e quajtur shkalla e Tujanit.

Mësohet se shkak për këtë bllokim janë bërë punimet që po kryhen në skarpatën e rrugës. Rënia e gurëve masiv në rrugë ka detyruar automjetet të pengohen në lëvizjen e tyre.