Aktualitet

Rënie e ndjeshme e të shtruarve të infektuar: Pas Covid 4, mbyllet edhe spitali Covid 3

Rënie e ndjeshme e të shtruarve të infektuar: Pas Covid 4,

Rënia e ndjeshme e urgjencave mjekësore, dhe e të shtruarve në spitalet Covid, ka sjellë mbylljen e një tjetër spitali. Mësohet se është mbyllur edhe spitali Covid 3 në vendin tonë.

Më herët kur u njoftua mbyllja e spitalit Covid 4, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se spitalet do të vijojnë të jenë në dispozicion nëse do të ketë rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor për shkak të sëmundjes.

Spitali Covid 4 u mbyll me datë 9 prill. Pacientët e paktë që kishin mbetur në këtë spital, u dërguan në spitalet Covid-1 dhe Covid-3.

Rënia e ndjeshme e të infektuarve dhe të shtruarve në spitale, duket se vjen për shkak të rritjes së qytetarëve të cilët kanë bërë vaksinën kundër koronavirusit dhe atyre që janë shëruar.

Procesi i vaksinimit masiv vijon me moshat 60 +, 65+, 60 + me sëmundje kronike, gazetarët, operatorët, policët dhe kategori të tjera. Qeveria synon që deri në fund të majit të jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë.

*Tiranapost.al.