Realizohet për herë të parë në QSUT heqja e plotë e tumorit të kokës përmes syrit

E Hënë 18 Shtator 2023, 22:13
TiranaPost
Për herë të parë, në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, përmes syrit, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk lë shenjë nga pikëpamja estetike.
Lajmin e ka ndarë ministrja Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
“Falë punës së shkëlqyer, mjaft delikate, të një ekipi multidisiplinar, ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit.
Falenderime të pakursyera mjekëve, Prof. Artur Xhumarit, mjekut neurokirurg, Dr. Ermal Simaku, mjek okulist, Dr. Marjon Sako, mjek maksilo facial, Dr. Myfit Saraçit, mjek anestezist, dhe të gjithë ekipit për këtë punë të rrallë”, ka shkruar ajo.