Aktualitet

Reagon kryeministri për sanitaren e Sanatoriumit: Personazh i turpshëm, këmbanë alarmi nëse do kishte lidhje me mjekë të tjerë

Reagon kryeministri për sanitaren e Sanatoriumit: Personazh i

Kryeministri Rama ka publikuar videon e Qendrës së Re Shëndetësore numër 1 bashkë me një reagim mbi rastin e sanitares së Sanatoriumit. Rama e përkufizon si “personazh të turpshëm” dhe “akt të shëmtuar” e të izoluar.

“ Qendra e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë - Një tjetër qendër shëndetësore e transformuar rrënjësisht në zinxhirin e 300 qendrave të reja shëndetësore me standarde europiane, në vend të karakatinave 50 e 60 vjeçare ku personeli shëndetësor dhe qytetarët, vuanin bashkarisht mungesën e kushteve!

***dhe një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha - çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë ”, shkruan Rama.

Kurse gjatë bisedës me personelin mjekësor të Qendrës numër 1 Rama tha: Realisht, e vemtja gjë që më kë ka pëlqyer apo më ka ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë, sepse kanë nxjerrë në pah një llum natyrisht tejet të papërtypshëm, por njëkohësisht nuk kanë provuar përkundrazi do thosha që me gjithë rrezikun e tyre, nuk ka rezultuar që sanitarja të ishte e lidhur me mjek apo në rrjet znxhir, se do ishte një këmbanë alarmi për të gjithë, aq me tepër për njerëz në nevojë që nuk duhen ndjekur rrugë të tilla se të gijthë jemi në dispozicion. Siç nuk ka pyll pa derra, nuk ka asnjë sistem ku të mos gjenden fundërina të tilla që mund të jenë dhe mjekë, por kjo nuk e zhbën punën e mjekëve mes pandemisë. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën. Ju jeni më të ekspozuarit jo vetëm që s`keni lënë njeri pa trajtuar, por keni vënë jetën në rrezik, në mënyrë të përditshme.

Rasti bën fjalë për sanitaren e spitalit Covid 2 “ Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishin që u denoncua në programin investigativ”Stop” se i kishte marrë 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje dhe nuk i kishte shërbyer nënës së saj, që kishte ndërruar edhe jetë pas 28 ditëve me Covid.

Tire Alldervishi u shkarkua menjëherë nga puna pas publikimit të rastit dhe aktualisht është nën arrest duke u përballur me akuzat.