Aktualitet

Rasti i shqiptarit 31-vjeçar që u kthye nga Spanja pa organin e zemrës/ Reagon Prokuroria me një sërë kërkesash për autoritet spanjolle

Rasti i shqiptarit 31-vjeçar që u kthye nga Spanja pa organin e

Prokuroria e Rrethit Tiranë i është drejtuar me anë të një shkrese zyrtare autoriteteve spanjolle, duke bërë thirrje që këta të fundit të hetojnë ngjarjen e shtetasit shqiptar Saimir Sula i cili ndërroi jetë në Barcelonë në moshën 31-vjeçare dhe ju rikthye familjareve pa organin e zemrës.

Prokuroria e Tiranës në dokumentin në fjalë u kërkon autoriteteve përkatëse në Spanje që çështja të investigohet si një rast i mundshëm trafikimi organesh dhe të hetohen personazhet që kanë qenë të përfshirë në këtë çështje tejet të dyshimtë dhe me shumë të panjohura.

Kërkesat e Prokurorisë së rrethit Tiranë:

1. Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/perfundimtar i bere nga Autoritetet

Spanjolle, per te ndjerin Saimir Sula, ne te cilin eshte pasqyruar shkaku i vdekjes

se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la

Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.

2. Te verifikohet dhe te administrohen dokumenta spitalore, duke filluar nga data

08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e

shtrimit/ hospitalizimit te ketij pacineti?

3. Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula,

referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga

I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.

5

4. Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit

Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi

Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e

parqitjes ne urgjensen e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula,

diagnozen e shtrimit dhe mjekimin e marre etj, si dhe cdo te dhene tjeter ne lidhje

me pacientin Saimir Sula.

5. Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me

shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).

6. Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt

Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre prane Spitalit Sant Pau, ne Barcelone,

Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete

pacient.

7. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te

ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.

8. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit

Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?

9. Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle,

kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te

lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?

10. Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet

i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi.



tiranapost.al