Aktualitet

Raporti i Lumturisë / Si renditet Shqipëria

Raporti i Lumturisë / Si renditet Shqipëria

Në raportin Botëror të Lumturisë, të publikuar nga OKB, Shqipëria ka humbur një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e 91 nga 146 shtete gjithsej.

Nga vendet e Europës, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut (92), Turqinë (102) dhe Gjeorgjinë (106).

Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë përmirësim në Indeksin e Lumturisë me 4 pozicione, duke u renditur përkatësisht në vendin e 63-të dhe 71.

Serbia renditet në vendin e 47-të, nga vendi i 43-të një vit më parë.

Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore, bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Gallup World Poll.