Aktualitet

Rama u përgjigjet akuzave për të vëllanë: Ai është adult, por emri i tij është në valle pa fakte

Rama u përgjigjet akuzave për të vëllanë: Ai

Mediat spanjolle kanë publikuar në 1 Dhjetor një artikull për një skemë mashtrimi ku në krye është identifikuar një ish zyrtar i qeverisë shqiptare. Sipas mediave spanjolle ai ka patur mbrojtje shtëtërore.

Sali Berisha nga Shqipëria ka përmendur emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit si njeriu në mes.

Një pyetjeje të tillë Kryeministri iu përgjigj sot në komunikimin e tij live në Facebook:

Pyetje: - Autoritetet spanjolle në ditët e fundit në bashkëpunim me SPAK po hetojnë një skemë mashtrimi që e ka pasur bazën në Tiranë dhe që u ka zhvatur 200 mijë qytetarëve europianë rreth 2.5 miliardë euro. Në fakt në krye të kësaj skeme është identifikuar një ish zyrtar i qeverisë suaj, i cili ka qenë ortak me vëllain tuaj në biznesin e Call Center-ve nga viti 2014 deri në vitin 2018. Sipas medias spanjolle “El Pais” ai ka pasur mbrojtje shtetërore në kryerjen e këtij aktiviteti. A ka qenë qeveria juaj mburojë për këtë aktivitet?

Kryeministri Edi Rama: "Qeveria jonë nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe qeveria jonë nuk i bëhet mburojë askujt, cilitdo qoftë, por për të ardhur te rasti konkret, këto spekulime të natyrës që “një ish zyrtar etj”, janë të pavlera, janë pa asnjë vlerë sepse faktikisht e para, ky “ish zyrtar” sot është në kërkim nga drejtësia dhe ky është një proces për kujtesë që nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spanjolle në mënyrë krejt të pavarur, por është bërë në bashkëpunim të ngushtë me organet tona ligjzbatuese dhe me të tjera ku ka të përfshira të tjera vende. Pra, organet tona ligjzbatuese dhe këtu kam parasysh Policinë e Shtetit gjithashtu që është në njëfarë mënyre nën ombrellën e ekzekutivit, nuk kanë pasur absolutisht dhe nuk kanë në asnjë rast për askënd asnjë lloj pengese dhe asnjë lloj ndikimi për të mos vepruar.

Ndërsa përsa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave që zhvillohet në mexhlisin tonë politik dhe këtë mund ta them me plot bindje edhe pse im vëlla është adult edhe mban përgjegjësi vetë për të gjitha gjërat që bën, por në rastin konkret jemi thjeshtë përpara një sjellje në valle për vallen e shpatave të politikës dhe nuk ka absolutisht asnjë lloj baze dhe nëse personazhi për të cilin flasim do të kishte pasur mburojë shtetërore ai nuk do ishte sot në kërkim".

Rama u përgjigjet akuzave për të vëllanë: Ai

Gazeta spanjolle “El Pais” shkruajti pak ditë më parë se Amant Josifi, është shpallur në kërkim nga autoritetet e këtij vendi për një skemë masive mashtrimi me “call center”, duke shtuar se aksioni që çoi në zbërthimin e skemës është koordinuar nga Eurojust me pjesëmarrjen e forcave ligjzbatuese nga disa shtete, ku ishte përfshirë edhe SPAK.

Nga 15 “call center”-at e kontrolluar në disa vende të Europës, 6 ndodheshin në Shqipëri, ndërsa nga 5 të arrestuarit, 4 janë vënë në pranga në vendin tonë.

Qytetarët, duke u kontaktuar me “call center”, josheshin përmes mashtrimit për të investuar shuma monetare në tregjet e kriptovalutave, mallrave dhe produkteve të tjera financiare.

El Pais shkruan se, “duke përdorur call center 24 orësh me bazë në Ballkan, një rrjet ndërkombëtar kriptomonedhash ka bërë më shumë se 200,000 ‘viktima’ në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.