Aktualitet

Rama apel Ministrit të Jashtëm italian: Njihni patentat e shqiptarëve që kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane

Rama apel Ministrit të Jashtëm italian: Njihni patentat e

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bari ku ka folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio. Prej andej Rama ka shprehur mirënjohjen e shqiptarëve për mikpritjen italiane veçanërisht përgjatë viteve ’90, si dhe i ka bërë apel Di Maio-s që të njihen patentat shqiptare, duke nënvizuar problematikën që emigrantët shqiptarë hasin në burokracinë italiane përsa i përket kësaj çështjeje.

Uroj që ne mund të jemi në lartësinë e kësaj miqësie. Uroj që të mos keni nevojë kurrë për ne, por nëse do të keni ne do të jemi aty. Të nderuar që jemi në krahun tuaj.

Janë gjysmë milioni shqiptarë që sot jo vetëm jetojnë, punojnë por edhe kontribuojnë në ekonominë italiane. janë rreth 50 mijë sipërmarrjet e krijuara nga shqiptarë dhe janë mijëra të rinj që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është si gjuhë e dytë e jona, janë gjithmonë përpara studentëve të tjerë të huaj.

E gjithë kjo është bërë e mundur falë asaj që thashë, disponueshmërisë që i ka rrënjët në historinë dhe shpirtin italian. I këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianë dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta.”- ka thënë Rama.

Tiranapost.al