Rama: Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin në oborrin e BE-së
E Mërkurë 16 Tetor 2024, 09:17
TiranaPost
Pas Konferencës së Dytë Ndërqeveritare që u mbajt në 15 tetor në Luksemburg, kryeministri Rama ka bërë parashikimin e tij sipas të cilit në 2030-ën Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
“MIRËMËNGJES
dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar - me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund - si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se #Shqipëria2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama.