Edi Rama për Rai 1: Ja tregova me humor historinë e turistëve, por Meloni e mori seriozisht

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Rai 1 ka zbuluar bisedën me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, në lidhje me 4 të rinjtë italianë që u larguan pa paguar nga restoranti në Berat.
Rama thotë se ai ia tregoi Melonit ngjarjen me shaka, por ajo u bë mjaft serioze.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?
Kryeministri Edi Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulën së qeshuri, por ajo u ngrys në fytyrë dhe u kthye nga ambasadori: “Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje, sepse këta janë të turpshëm. Unë ata që janë turpi i Italisë, nuk i pranoj”, - i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.