Aktualitet

Rama refuzon Certifikatën e Mirënjohjes nga Infermierët: Do vij ta marr kur t’u kem rritur rrogën me 40%

Rama refuzon Certifikatën e Mirënjohjes nga Infermierët: Do vij

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar certifikatën e mirënjohjes “Miku i Infermierëve”, duke thënë se nuk pranonte që të nderohej ai në mes të infermierëve që kanë sakrifikuar kaq shumë përgjatë periudhës së pandemisë dhe ka shtuar se do të marri certifikatën pasi të ketë realizuar premtimin e rritjes së pagës të infermierëve me 40%.

“Me lejen tuaj s’dua ta marr certifikatën refuzoj ta marr sepse nuk më takon, por duke qenë se s’doni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbajë urdhri dhe unë do e marr pasi rroga të jetë rritur 40%. Se të vij unë këtu për tu përulur para jush dhe në fund të marr prapë unë çmimin, do na çoni në portokalli. Unë se marr këtë s’e meritoj. Kjo nuk shkon. Llampën do e marr se do më kujtojë që duhet të shkosh të marrësh ceritifikatën. Atë do e marr kur të jetë rritur paga e infermierëve 40%”- ka thënë Rama.

Tiranapost.al