Aktualitet

Rama pyetet për çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe përgjigjet se është i lumtur që e ka Haga në dorë

Rama pyetet për çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut ku po mbahet Forumi i Parë Ekonomik.

Ai u pyet nga gazetarja greke për Ligjin e Luftës dhe Çështjen e Përcaktimit të Kufijve detarë me Greqinë. Rama tha se këto nuk duhen ngatërruar me njëra tjetrën duke garantuar se pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes palëve marrëdhëniet greko-shqiptare janë në nivelin e duhur.

"Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time. Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë.

Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, tha Rama.

*Tiranapost.al.