Aktualitet

Rama publikon gjobën për "Syrin e Tiranës" dhe vendimin e Gjykatës që e shfuqizoi atë

Rama publikon gjobën për "Syrin e Tiranës" dhe vendimin

“Kur më thua drejtësia që keni, më vjen realisht të vë ulërimën! Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë, që ia çon aty 4646 m2, ia lexon ligjin dhe të rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë totale”.

Pas kësaj deklarate bërë mëngjesin e sotëm gjatë komunikimit me ndjekësit e tij online, Kryeministri Edi Rama ka bërë publike në rrjetet sociale edhe gjobën e vendosur ndërtuesit të kullës së njohur si “Syri i Tiranës” që në qershor të këtj viti, por edhe vendimin gjyqësor të shfuqizimit të kësaj gjobe, por pa zbuluar emrin e gjyqtarit “të verbuar” sic shprehet Kryeministri.

Rama publikon gjobën për "Syrin e Tiranës" dhe vendimin
Gjoba e vendosur nga IKMT ndaj subjektit ndërtues mban datën 16 qershor 2022
Rama publikon gjobën për "Syrin e Tiranës" dhe vendimin
Pjesë e vendimit gjyqësor që e shfuqizon gjobën duke i dhënë të drejtë subjektit ndërtues

Rama bashkë me dokumentet e postuara shkruan se askush nuk duhet të ketë më asnjë mëdyshje për veprimin e organeve shtetërore, ndërsa e vë gishtin te institucionet e drejtësisë për pengimin e funksionimit normal të tyre.

Statusi i plotë i Ramës:

Pas dokumentit të kallëzimit penal që patë dje, ja edhe dokumenti i gjobës prej 162 milionë 634 mijë e 500 lekë të reja ose 1 milionë 366 mijë e 130 USD, për metrat katrorë pa leje në qendër të Tiranës, të cilat para pak ditësh i mori shteti, për interes publik.

Shikojeni edhe datën e vendosjes së kësaj gjobe nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe përmes dokumentit tjetër bashkëngjitur, informohuni se kjo gjobë, ka rënë në duart e një gjykatësi aq të verbuar, sa që pa iu dridhur dora i ka dhënë kompanisë të drejtë në shkallën e parë, ndërkohë që ligji është i qartë, sasia e gjobës për metër katror shtesë pa leje përcaktohet me ligj, metrat katrorë shtesë pa leje janë aty.

Sinqerisht, ju që shani e akuzoni qorrazi këtu, mund të keni një mijë e një arsye për të mos votuar për mua, apo për të menduar se politikanët janë të tërë njësoj, por ama, të mos e shohësh vullnetin e plotë për t’i dhënë një goditje finale këtij fenomeni të shëmtuar dhe të mos e kuptosh, se këtë vullnet mund ta ketë vetëm kush as është i kapur prej parellinjve, as kapet dot me asnjë lloj shume parash, kjo është të tallesh keq me veten në rastin më të mirë ose në rastin më të keq, kjo është të jesh një i korruptuar potencial që s’e koncepton dot në botë se paraja nuk është gjithçka.

Padia në Prokurorinë e Tiranës

Një ditë më parë ai pubikoi edhe dokumentet që Qeveria i ka çuar Prokurorisë së Tiranës për rastin e 4 646 metrave katrorë pa leje në kullën në qendër të Tiranës.

Rama publikon gjobën për "Syrin e Tiranës" dhe vendimin

Rama publikon gjobën për "Syrin e Tiranës" dhe vendimin

Po për këtë rast Kryeministri në një videomesazh në Facebook informoi dy ditë më parë se ndërtuesi iu bind ligjit, duke u bërë i pari që dorëzon te shteti metrat pa leje:

"Firmoset akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës, të cilat do të përdoren sipas ligjit për interes publik."

Janë kallëzuar gjithsej 40 subjekte

Ditën e sotme kreu i qeverisë tha se deri tani janë kallëzuar në Prokurori për shkelje me ndërtimet pa leje 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish e komunash, 12 drejtorë urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT-së, si dhe 2 drejtorë të ALUIZNI-t por dosjet kanë mbetur në prokurori:

"Janë këtu, janë me emra, janë me mbiemra. Pyetja është: Sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë! Të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurorira."