Rama publikon datën dhe vendin e takimit me shqiptarët e Italisë

E Enjte 16 Maj 2024, 11:43
TiranaPost
Pas takimit me shqiptarët e Greqiësë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar takimin e radhës. Të dielën e 26 majit do të jetë në Itali.
Vendqëndrimi do të jetë Milano.
“SË SHPEJTI
26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano
*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama.