Aktualitet

Rama: Presidenti ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

Rama: Presidenti ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

Kryeministri Rama, në një deklaratë për mediat ka folur edhe njëherë për presidentin Meta dhe vizitat e këtij të fundit në qytete të ndryshme të Shqipërisë në prag fushate.

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve.

Meta nuk është në lartësisë e detyrës që i përcakton kushtetuta, por është edhe jashtë çdo justifikimi për dikë që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.

Një president që flet kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për fushatë, që e ka vënë zyrën e presidencës në dispozicion të partisë që formalisht e drejton e shoqja, nuk ka nevojë që ta komentoj unë. Të gjithë e kuptojnë dhe e ndjejnë dhe të gjithë do votojnë në 25 prill. Është jashtë çdo mundësie për ta menduar”, tha Rama.