Aktualitet

Rama premtoi rritje pagash, Celibashi: Kodi e ndalon vetëm para Zgjedhjeve të Përgjithshme

Rama premtoi rritje pagash, Celibashi: Kodi e ndalon vetëm para Zgjedhjeve

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama mbi rritjen e pagave. Deklarata u konsideroi nga opozita si premtim zgjedhor dhe në kundërshti me Kodin Zgjedhor. Ndërkaq Celibashi sqaron se nuk ka asnjë shkelje në këtë rast, pasi Kodi parashikon rregulla të tilla vetëm në rastin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

"Nëse vlersojmë kompontentë që shkuan në këtë vendimmarrje, kur është bërë 4 muaj më parë dhe ka qenë parashikuar në buxhet, nuk është shkelje e kodit zgjedhor.Në përgjithësi kodi zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara vetëm në periudhën 4 muaj para.

Një gjë dua ta theksoj, Kodi Zgjedhor ka ndalime që lidhen vetëm me zgjedhjet e përgjithshme. Pse kodi ka parashikuar vetëm për rastin e zgjedhjeve parlamentare këtë nuk di që ta them. As deklarata e kryeministrit mbi Kodin zgjedhor nuk kam asnjë arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e caktuar në ligj është ligj. Sa kohë që një rregullim është pjesë e ligjit do të jetë strikt", u shpreh Celibashi.