Aktualitet

Rama poston me video situatën me zjarret: Janë 13 vatra në gjithë Shqipërinë, nga Shkodra në Tepelenë

Rama poston me video situatën me zjarret: Janë 13 vatra në

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e 24 orëve të fundit nga situata e zjarrve në vend. Nga Piromanët apo nga i nxehti ekstrem, disa zona pyjore janë shkrumbuar, ndërsa në të tjera, ato që janë pa u shuar nga flakët, po vazhdon ndërhyrja. Edi Rama njofton se aktualisht në gjithë Shqipërinë janë 13 vatra zjarri, tek disa fatmirësisht nuk ka rrezik banesash si në Gadishullin e Karaburunit apo në Tepelenë, ndësa puna vijon në Gjirokastër, Skrapar e Fushë-Arrës.

Postimi i plotë:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;
Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.
Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.
Qarku Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në fshatin Vendreshë, Bashkia Skrapar. Zjarri është fikur.
Riaktivizim i zjarrit në Çorovodë, në fshatin Zogas. Zjarri është fikur.
(Pamjet ?? 24 orët e fundit)

Edhe ministria e Mbrojtjes ka publikuar njoftimin e ngjashëm.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Situata e zjarreve në vend

Aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri.

Në Gadishullin e Karaburunit, pavarësisht punës së palodhur e të pandërprerë të efektivëve të FA dhe shërbimit zjarrfikës ka ende prani vatrash zjarri, por pa rrezik për banesat.
Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat.

Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka.

Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri.

Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri.

*Tiranapost.al