Aktualitet

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel. Ai ka postuar në Facebook foto nga takimet me eurokomisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesin e lartë për Politikën e Jashtme në BE, Josep Borrell. Vizita e tij me delegacionin shqiptar lidhet me çështje të Integrimit të vendit.

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Rama shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Mazi.

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Rama poston fotot nga Brukseli: Takohet me Borrell dhe Varhelyin

Më herët, Taulant Balla postoi një status nga Brukseli ku shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin dhe delegacionin shqiptar do mbanin me Presidentin e PE, David Sassoli dhe gjithashtu edhe me Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos. Ai paralajmëroi disa lajme të mira.

Balla:

Bruksel – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot.

*Tiranapost.al.