Aktualitet

Rama për opozitën: Kanë prekur fundin e do ridalin në ujë si mbeturinat e një anijeje të mbytur

Rama për opozitën: Kanë prekur fundin e do ridalin në

Kryeministri Rama ka reaguar me një postim në Twitter (X) pas situatës në Kuvend me tym e flakë shkaktuar nga opozita, ndërkohë që votohej projektbuxheti i 2024-ës.

Rama për opozitën: Kanë prekur fundin e do ridalin në

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.