Aktualitet

Rama për luftën e “bravës” në PD status me thënien e Dostojevskit

Rama për luftën e “bravës” në PD status me

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë situatën e krijuar në PD nga përplasja midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës nëpërmjet një shprehjeje nga shkrimtari rus Dostojevski.

“Rrini të qetë!

Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!

Dostojevski” shkruan në profilin e tij Kryeministri.

Kjo shprehje me anë të së cilës Rama i drejtohet Bashës e Berishës vjen pas disa situatave në PD, si lufta e ‘bravave’, blindimi i dyerve në seli e protesta e thirrur më 8 janar për të cilat Kryeministri është shprehur që nuk do të komentojë më.