Rama: Një komitet do përshpejtojë integrimin në BE. Lajm i mirë, të kuptojmë që Brukseli ka zemër
Nga Brukseli ku dha një deklaratë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke kryeministri Rama foli mbi planet për integrimin e Shqipërisë në BE dhe disa hapa që duhen ndjekur.
“Mendojmë njëlloj për shumë çështje. Kemi mundësi të plotësojmë krijimin e komitetit konsultativ.
Provë e besimit që procesi i integrimit nuk i përket vetëm qeverisë por edhe shoqërisë civile. I emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë presidenti Ropke.
Na jep mundësinë t`i tregojmë qytetarëve dhe aktorëve në vendin tonë, se sa e rëndësishme është të kuptojmë që rruga drejt BE, duhet e gjithë shoqëria të punojë.
Me krijimin e komitetit është të tregojmë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që të përshpejtojmë procesin e integrimit në BE.
Lajm i mirë të kuptojmë që Brukseli ka zemër.
Mirënjohës për Oliverin dhe ekipin e tij”, tha Rama.