Aktualitet

Rama nga Samiti i Ballkanit të Hapur: Do ftojmë edhe vende të tjera të BE-së

Rama nga Samiti i Ballkanit të Hapur: Do ftojmë edhe vende të

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë Samitit të Dytë të Ballkanit të Hapur. Rama tha se do të ketë në vazhdim ftesa në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.

“Do ftojmë edhe partnerë të tjerë të BE-së. Askush nuk do të bëhet xheloz për ne. Askush nuk duhet ta shikojë me dyshim këtë. Pse janë ftuar turqit, grekët? Pse janë në tryezë hungarezët? Pse do vijnë itaianët? Do t`i ftojmë pa problem. Rëndësi ka që ambasadorin amerikan e kemi këtu. Do ta kemi në çdo samit. Kështu që jeni të mbrojtur nga çdo keqkuptim që mund të krijohet tek ambsadori amerikan, që mund të krijojë pastaj probleme për Ballkanin e Hapur”, tha Rama.

Samiti i radhës do të mbahet në Tiranë. Ndërkaq sot do të firmosen një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.