Aktualitet

Rama direkt në Shkup pas shtyrjes së datës nga Brukseli: Jam këtu me vëllain tim Zoran! Dhe jep një mesazh për zyrtarët e Brukselit

Rama direkt në Shkup pas shtyrjes së datës nga Brukseli: Jam

Nga Maqedonia e Veriut, ku po mbahet Forumi i Parë Ekonomik, kryeministri Rama foli për vendimin e shtyrjes së datës për konferencën e parë ndërqeveritare, që do të shënonte dhe, kryeministri Rama foli për vendimin e shtyrjes së datës për konferencën e parë ndërqeveritare, që do të shënonte dhe çeljen e negociatave. Shkak u bë Bullgaria që nuk e hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Rama tha se ka rëndësi që të ecet para, ndërsa theksoi se Shqipëria ka qenë gati edhe më parë kur ka marrë vendim negativ nga Brukseli.

Mediat televizive, ndër to News 24 dhe Repor kanë znardhur fjalën e kryeministrit:

“Ne nuk kemi dështuar për një datë për hapjen e negociatave. Ne kemi qenë gati prej kohësh. Krijohet një situatë e çuditshme sepse qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë europianë dhe mendojnë se problemi është politika e brendshme. Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim përpara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim për të jetuar së bashku".

*Tiranapost.al.