Aktualitet

Rama në Kamëz: Burrat s’më besojnë, por gratë po se e dinë ç’është puna  

Rama në Kamëz: Burrat s’më besojnë, por gratë po

Nga Kamza, ku ndaloi në dy familje nga Dibra dhe Kukësi të cilëve u janë ndërtuar shtëpitë e reja pas dëmtimit nga tërmeti, kryeministri Rama tha se gratë e besojnë më shumë: Se e dinë çfarë është puna.

Kamza njihet si bastion i djathtë, or Rama tha se nuk ka rëndësi se për kë kanë votuar qytetarët: Ne e fituam mandatin e tretë dhe do u shkojmë punëve deri në fund!

Biseda:

Rama: Erdha se ngaqë nuk e besonit se do bëhej. Për burrat se gratë më besojnë, s’më besojnë burrat.

Banori: Nëse s’besojnë burrat dhe gratë s’besojnë

Rama: Jo, jo. Gratë besojnë se e dinë çfarë është puna, nuk bëhen gjërat kollaj, e dinë gratë. Kurse burrat mendojnë se bëhen kollaj.

Ne kemi bërë detyrën, e fituam mandatin e trtë. Këtu në Kamëz këtu prapë luftojnë komunizmin por ne prapë do ua bëjmë të gjitha e nuk ka rëndësi se për kë votojnë.

*Tiranapost.al.