Aktualitet

Rama në Burrel: Për të rinjtë sidomos që thonë politika është e pistët, s'dua t'ia di se kush fiton apo humbet zgjedhjet

Rama në Burrel: Për të rinjtë sidomos që thonë

Nga takimi elektoral në qytetin e Burrelit, kryeministri Rama foli për politikën dhe trajtimin si të keqe nga njerëzit. Rama tha se ka dallim të madh kur politika bie në duart e duhura apo të gabuara: Në fakt politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë bashkë qysh se kanë dalë nga pyjet dhe kanë ndertuar komunitet dhe kanë menduar si të organizojnë shtet për të bërë gjërat që vetëm nuk i bëjnë dot.

Edi Rama:

Vaksinimi masiv është një moment në jetën time ku vërtet ndjej një kënaqësi të jashtëzkaonshme dhe ku është një mundësi reale shumë reale për të kuptuar se sa e rëndësishme është kur politika mund të bjerë në duart e gabuara dhe të duhura. Jemi mësuar ta trajtojmë politikën si një të keqe, kur flasin për politikën të kemi parasysh gjithçka për fat të keq jo të mirë që politikanët bëjnë, edhe hendekun e madh që krijojnë politikanët me njerëzit, dhe rëndom sidomos mes të rinjve dëgjoni atë shprehjen, varja se është e kotë, politika është e pistët, s'dua t'ja di për politikën se kush fiton apo humbet.

Në fakt politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë bashkë qysh se kanë dalë nga pyjet dhe kanë ndertuar komunitet dhe kanë menduar si të organizojnë shtet për të bërë gjërat që vetëm nuk i bëjnë dot.

Pa politikën s'do kishte marrë fund skllavëria, gratë, nënat, motrat nuk do kishin pasur mundësinë për të drejta të barabarta me burrat, djemtë. Pa politkën nuk do kishte lindur sistemi i mbështetjes sociale e me radhë, pa politikën nuk do ishin krijuar as SHBA as BE. Pa politikë nuk do arrinim të kishim as Shqipërinë e lirë dhe demokratike, politika është shumë e rëndësishme të thuash s'dua t'ia di për politikë, s'dua t'i dëgjoj as erën është një gabim i madh se në ndërkohë politika do ti s'do ti ndikon drejtpërdrejt në jetën tënde dhe familjen tënde.

Pa politikën Shqipëria nuk do ishte sot duke bërë vaksinim masiv, se nëse vaksinimi masiv do ishte diçka që do ndodhte vevetiu, do e bënin të gjithë. Është politika që ka arritur rezultatin e kthimit në shtëpi të mijëra njerëzve që humbën shtëpinë, po të mos ishte politika do kishin mbetur rrugës, Nëse politika nuk do kishte qenë e duhura, do ishin njerëzit akoma rrugëve.

Nuk e harroj kur kam ardhur për herë të parë këtu, me pluhur, gropa, rrëmujë sot. Sot Mati nuk është gjëkundi me atë që ishte më parë. Endrra shekullore e ujit të pijshëm nuk do vazhdojë për një shekull tjetër, është vetëm çështje kohe se po investohet fuqishëm.

Nga ana tjetër sot unë arrita këtu nga rruga e Arbrit që është duke përufnduar, një ndryshim i jashtëzakonshëm me të gjitha herët, dhe nuk kam ardhur pak herë këtu nga rruga tjetër, dhe ndërkohë fjala e parë që dëgjova ishte: Aman shumë bukur rruga e Arbrit por është rruga Burrel- Rrëshen që u ndërtua nga ata e që për 6 muaj e mori shiu dhe era.

Nuk diskutohet që do bëjmë dhe rrugën Rrëshen-Burrel, por e sjell në vemendje për të thënë se politika e bën dhe zhbën këtë vend. E bën kur bie në duart e duhura dhe e zhbën kur politika bie në duart e atyre që mendojnë si të përfitojnë dhe të fusin në xhepat e tyre.

*Tiranapost.